Qeveria e Kosovës ka bllokuar xhirollogarinë e Komunës së Suharekës për pasojë të Kontratës Kolektive, ka bërë të ditur të hënën Sazan Ibrahimi, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Për këtë ka reaguar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai ka thënë se kjo do t’i shkaktojë probleme operimit të komunës, pasi nuk po mund të i kryejnë pagesa operatorëve që kanë kryer punimet e projekteve komunale sipas kontratës.
Postimi i plotë:







