Qeveria Hoti ndan 20 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie për një familje skamnore

Në mbledhjen e sotme të rregullt, Qeveria Hoti ka marrë vendim për ndarjen e 20 mijë eurove për ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë, në komunën e Kamenicës.

Ky vendim u mor pas propozimit të ministres së Financave, Hykmete Bajrami, i cili mori mbështetje nga i gjithë kabineti qeveritar.

“Ju lus që ne sot të ndajmë këtë shumë prej 20 mijë eurove nga rezerva e paparashikueshme për ndërtimin e një shtëpie, me ndihmën e donatorëve ë tjerë, por edhe të Komunës së Kamenicës”, tha Bajrami.