Qeveria favorizon katër komunat ku udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje

Të mërkurën Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 92-të, në të cilën ka miratuar shtatëmbëdhjetë vendime. Në mesin e tyre është edhe një vendim favorizues për komunat në të cilat udhëheqë partia, Lëvizja Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e fundit lokale, LVV-ja ia arriti të fitonte pushtetin vetëm në katër komuna.

Partia në pushtete që udhëhiqet nga Albin Kurti po i favorizon këto komuna ku po qeverisë, shkruan Periskopi.

Me vendim të qeverisë, në mbledhjen e djeshme janë rialokuar 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal, për zbatimin e projekteve kapitale në përputhje me shtatë marrëveshjet e mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave.

Nga kjo marrëveshje përfituan të katër komunat ku qeverisë LVV-ja dhe tri komuna tjera të vogla.

Përfitues të grandit kanë qenë Gjilani që udhëhiqet nga Alban Hyseni, Podujeva që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, Shtimja që udhëhiqet nga Qemajl Ali, Kamenica që udhëhiqet nga Kadri Rrahamni. Përfitues kanë qenë dhe komuna e Klinës, Istogut e Obiliqit.

Më të marrë pushtetin, LVV-ja kishte pezulluar disa memorandume të bashkëpunimit më komuna të cilat i kishte nënshkruar Arban Abrashi për financimin e projekteve infrastrukturore.