Qeveria e Kosovës ndan shtesa, ja sa euro në muaj do të marrin mjekët, infermierët dhe stafi teknik

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim të ndajë shtesat mujore për punëtorët shëndetësor.

Sipas vendimit, Qeveria ka ndarë 8 milionë euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:

  1. Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;
  2. Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe
  3. Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj.

Kujtojmë që muajin e kaluar mbi 2 mijë punëtorë teknikë, kishin mbajtur edhe grevë me kërkesë të vetme që t’i marrin pagat shtesë./Ballkani.info./