Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Federatës së Xhudos për mbështetje financiare për realizimin e aktiviteteve sportive.

Shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës është 143 mijë euro.

Këto mjete ndahen nga kategoria e mjeteve rezervë.

Haradinaj ka thënë se nuk ka investim më të mirë se për këtë sektor, pasi që shumica prej xhudistëve janë garues olimpik.