Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati sot bashkë me ministrin e Kthimit dhe Komuniteteve, Nenad Rashiq kanë qenë për vizitë në Leposaviq ku janë takuar me kryetarin e komunës, Lulzim hetemi.

“Arsye për vizitën ishte lansimi i masës për mbështetjen e punësimit të 2,000 punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, dhe Mitrovicë e Veriut. Të gjitha bizneset ekzistuese, por edhe ato të reja që nisin aktivitetin e tyre në njërën nga katër komunat në veri të vendit, do të mund të përfitojnë nga masa e subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj, për secilin punëtor të ri që e punësojnë sipas kritereve të përcaktuara me vendim. Në anën tjetër, të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna e që janë të papunë, mund të shkojnë të regjistrohen në Zyrën e Punësimit si punëkërkues dhe në rastin e parë të krijuar, do t’u ofrohet një ofertë pune në njërin nga bizneset e interesuara”, ka thënë Murati. /Ballkani.info/