Qeveria cakton çmimet tavan të naftës, por në rajon çmimet më të lira se në Kosovë

Përveç shtrenjtimit të naftës, në Kosovë ka pasur rritje të çmimeve edhe në produktet bazike ushqimore. Përkundër çmimit tavan, kosovarët ankohen se nafta po kushton shumë.

1.70 centë: ky është çmimi tavan i përcaktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ditën e hënë.

Por, kosovarët po del të jenë ata që paguajnë gati më së shumti për deriviate krahasuar me vendet fqinje. Aktualisht, në Mal të Zi, një litër naftë kushton 1 euro e 48 centë.

Njëjtë sikurse në Maqedoninë Veriore. Sipas bursave ndërkombëtare, del që qytetarët e vendit tonë paguajnë 22 centë me shumë sesa dy vendet fqinje. Për këtë situatë kanë ankesa ata që më së shumti preken nga kjo.

Lidhur me këtë të shtunën, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovësi ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për t’i kërkuar largimin e çmimit tavan të derivateve.

Për kërkesën e tyre, nga kjo shoqata nuk pranuan të prononcohen, e as nga Qeveria nuk kthyen përgjigje për këtë çështje.

Në anën tjetër, Ruzhdi Kurtishaj, ish-kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve zgjidhje për situatën me derivatet, po e sheh uljen e akcizës.

Krtikë për menaxhim të keq të gjendjes ka edhe një ish-ministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ismet Mulaj pohon që disa kompani nuk po e respektojnë as çmimin që është i përcaktuar nga instituconi.

Përveç shtrenjtimit të naftës, në Kosovë ka pasur rritje enorme të çmimeve edhe në produktet bazike ushqimore.