Qesharake| I kanë rreth 60 deputetë, por Adnan Rrustemi i LVV-së ia hedh fajin opozitës për dështimin e tyre

Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, i propozuar nga qeveria që u diskutua sot për më shumë se tri orë, nuk kaloi në Kuvend.

Kjo për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i pati numrat që ta kalojë këtë projektligj.

Megjithatë, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka hedhur fajin tek opozita mbi këtë çështje.

“Çka po shohim sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës? Opozitën që po kundërshton vendosjes së çmimeve tavan për produktet bazë nga të cilat përfitojnë qytetarët. Në vend të saj po propozojnë largimin e TVSH-së dhe Akcizës ashtu që të humb buxheti e të mos mund të përfitojnë qytetarët as nga rishpërndarja e tij e as nga çmimet më të ulta si rezultat i vendosjes së çmimeve tavan”, shkroi ai në Facebook.

Madje, sipas tij, për një gjë opozita nuk ka ndryshuar ende prej kohës ishte në pushtet.

“Gjithmonë e interesuar për varfërim të buxhetit të shtetit, asnjëherë me qytetarët”, theksoi ai.