Qentë endacak ndjekin djaloshin afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë (VIDEO)

Qentë endacak janë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, e të cilët qarkullojnë lirshëm në rrugë.

Disa qen të tillë ishin mbledhur sot në numër të madh te parku afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Në një video që po qarkullon në internet, shihen këta qen duke e ndjekur madje një djalë i cili kalon andej.