“Qenefi që shkruan!”, Bashkim Ramosaj i reagon Hysamedin Ferajt pasi i tha Haradinajt pse s’ishte vrarë në luftë

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj i ka reaguar këshilltarit të Albin Kurtit, Hysamedin Ferajt, pasi ky i fundit tha se përse nuk është vrarë në luftë Haradinaj por vëllezërit e tij.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Hysamedin Feraj, gjatë ditës së sotme përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”.

Ndërsa Ramosaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një fotografi të Hysamedin Ferajt dhe shkruar “Qenefi që shkruan!”