Peru

Qëllohet me armë dhe vritet ish-futbollisti peruan

Ish-futbollisti Henry Colán, 41 vjeç, vdiq pas një të shtëna me armë brenda një restoranti në Barrios Altos në Peru. Sipas shtypit vendas, ish-mesfushori u qëllua gjashtë herë nga sulmues të panjohur.

Henry Colán, gjatë karrierës së tij futbollistike, përfaqësoi disa klube në Peru: Sport Boys, Sporting Cristal, Alianza Atlético, Total Chalaco, San Marcos, Ayachuco FC dhe César Vallejo.

Sport Boys përdori rrjetet sociale për të njoftuar vdekjen e ish-mesfushorit: “Me keqardhje ju informojmë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë të dashur dhe drejtorit teknik Henry Colán. Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të sinqerta dhe lutemi për prehjen e tij të përjetshme.”