Qeveria e Kosovës nuk po heqë dorë nga taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka sqaruar se nuk përfshihet në taksë.

“Një person mund të bartë më vete dhe mos t’i nënshtrohet kontrollit doganor vetëm gjëra personale, pra gjëra për nevoja personale, në shumën maksimale deri në 175 euro”, ka thënë Stavileci, shkruan Ballkani.info.

Ai ka theksuar se kjo është shuma që do të thotë se bëhet fjalë për mallrave në sasi të vogla.

Stavileci ka shtuar se që nga vendosja e taksës, është zogëluar dukshëm importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

“Që nga vendosja e taksës, në Kosovë kanë hyrë vetëm dy kamionë, njëri nga Serbia dhe tjetri nga Bosnja dhe Hercegovina. Ata e kanë paguar taksën prej 100 për qind”, ka theksuar Stavileci, duke shtuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk e godet mallin që nga Serbia, përmes Kosovës, transportohet në Shqipëri dhe Maqedoni. /Ballkani.info/