Qalaj: Shkaku i kërcënimeve nga ministri, pak kandidatë kanë aplikuar për drejtor të Policisë

Ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë aplikimi i pesë kandidat për Drejtor të Policisë nuk është i mjaftueshëm.

Sipas tij, kjo tregon që shumica e eprorëve të lartë të Policisë hezitojnë të aplikojnë për shkak të presionit për kërcënim që ka bërë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Ai ka sqaruar se intervisitimi i tyre do të bëhet pasi të kryhen verifikimet e caktuara.

“Unë mendoj që procesi duhet të shkojë krejt në rregull. Numri pesë në aspektin legal mendoj që është i mjaftueshëm për përzgjedhjen e drejtorit të Policisë edhe pse për mua është numër i vogël. Kjo tregon më së miri pse shumica e eprorëve të lartë të Policisë së Kosovës kanë hezituar të aplikojnë për pozitën e drejtorit”.

“Ne kemi folur vazhdimisht për ndikimin për presionin për kërcënimin që ka bërë ministri dhe unë mendoj që shumica e ish-kolegëve të mi në grada të larta kanë hezituar pikërisht për këtë shkak të mos aplikojnë. Sido që të jetë me sa kam dëgjuar janë pesë kandidatë të cilët janë paraqitur në këtë konkurs dhe unë mendoj që intervistomi i tyre do të bëhet po saqë të kryhen verifikime të caktuara”.

Qalaj theksoi se përzgjedhja e drejtorit është shumë e rëndësishme sepse është ndër pozitat kryesore në shtet, raporton EO.

“Unë mendoj që përzgjedhja e drejtorit është shumë e rëndësishme sepse pozita e drejtorit të përgjithshëm është ndër pozitat kryesore në shtet dhe ndër pozitat më shumë përgjegjësi dhe uroj që përzgjedhja të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Qalaj.

Dorëheqja e Samedin Mehmetit, e la Policinë me ushtrues detyre të drejtorit nga gushti.