PZAP del me njoftim rreth apeleve të bëra nga kandidatët për deputetë drejtuar këtij institucioni

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa njfofton se janë marrë vendimet për apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Sot PZAP do njoftojë mediat dhe qytetarët sot rreth orës 13:00 përmes një njoftimi lidhur me apelet.

Ky institucion tregon se kandidatët e pakënaqur me vendimin e PZAP-së kanë kohë 24 orë të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme, kurse kjo Gjykatë ka obligim të marrë vendim brenda 72 orëve, vendime këto përfundimtare.

Njoftimi nga PZAP:

Njoftim për vendimmarrjen e PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton mediat dhe publikun se brenda afatit ligjor prej 72 orëve do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër vendimit të KQZ-së Nr. 860 të datës 04.03.2021 me të cilin vendim në ora 11:25 ka shpallur Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt 2021.
PZAP-i për përfundimin e vendimmarrjes meritore lidhur me këto apele sot rreth orës 13:00 do ti njoftoj mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe facebook të PZAP-it.
Kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë.
Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare.