Carles Puyol ka thënë se Gerard Pique është mbrojtësi më i mirë në botë.

Ish kapiteni i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Carles Puyol, beson se ish bashkëlojtari i tij është mbrojtësi më i mirë në botë.

Lojtari që ishte lojtar i Barcelonës që nga viti 1999 deri në vitin 2014, ka thënë se Gerard Pique është mbrojtësi më i mirë në botë, madje edhe më i mirë se Sergio Ramos.

Në pyetjen nëse Pique është më i mirë sesa ai, Puyol u përgjigj: “Po, ai është mbrojtësi më i mirë në botë. Ne jemi të ndryshëm, ai është çelësi i Barcelonës në gjithçka që kontribuon, është një fenomen dhe një mik i mirë”.

“Pa dyshim se ai është më i mirë edhe se Sergio Ramos”