Mijëra ushtarë të vrarë, mijëra pajisje ushtarake të blinduara të shkatërruara janë pasojat e ushtrisë ruse që ka nisur pushtimin e Ukrainës. Agresioni rus për pushtimin e Ukrainës ka ngecur tërësisht, që sipas të dhënave të inteligjencës, në më pak se tre muaj Rusia ka humbur ushtarë e armatim njëjtë sa 10 vite luftë në Afganistan. K

ëto humbje e kanë detyruar Rusinë dëshprimisht të kërkojë alternativa, duke detyruar Ministrinë e Mbrojtjes që të kërkojë pensionist për t’i rekrutuar me kontrata në ushtri. Të mërkurën, më 25 maj, Duma e Rusisë miratoi një projektligj për heqjen e kufizimit të moshës për pranim në shërbimin kontraktor.

Sipas dokumentit, që u prezantua nga anëtarët e Rusisë së Bashkuar, Andrey Krasov dhe Andrey Kartapolov, kufiri i mëparshëm i moshës për kontratën në ushtri ishte deri në 40 vjet. Tash me projektligjin e ri kjo moshë rritet në 50 vjet.

Në arsyetimin e projektligjit, thuhet se “heqja e kufirit të moshës do të ndihmojë në tërheqjen e specialistëve të profesioneve të njohura (për shembull, mjekë, inxhinierë, specialistë të mirëmbajtjes) në shërbimin ushtarak sipas kontratës”. Tani qytetarët e Rusisë dhe të huajt do të mund të lidhin një kontratë për shërbimin ushtarak deri në 50 vjet, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Nikolai Pankov .

Sipas zv.ministrit, rregullat e reja do të bëjnë të mundur tërheqjen e shoferëve, ndihmësve dhe kuzhinierëve në ushtri Kujtojmë se presidenti autoritar i Rusisë, Vladimir Putin, ka nisur një shkallë të gjer sulmesh në Ukrainë tash e tre muaj, duke vrarë mijëra civilë të pafajshëm. Mirëpo ushtria ruse ka hasur në rezistencë të fort nga Ushtria e Ukrainës, që i ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në armatim.

Për shkak të nisjes së kësaj lufte, e gjithë bota i ka vu sanksione Rusisë, duke ndërprerë të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe politike.