Presidenti rus, Vladimir Putin në një konferencë për media të bërë para pak minutash, ka konfirmuar se nuk do të tërhiqet assesi nga pushtimi i Ukrainës.
Putin ka thënë se “ukrainasit dhe rusët janë një popull”.
“Ukrainasit dhe rusët janë një popull, edhe pse shumë ukrainasëve u është shpërlarë truri”, tha ai.
Presidenti rus, pavarësisht sanksioneve që ka marrë nga perëndimi dhe rezistencës së fuqishme ukrainase, po pretendon se çdo gjë është duke i shkuar sipas planit.
“Të gjitha objektivat e operacionit special janë duke shkuar dhe duke u realizuar në rregull”, ka thënë ai.
Kjo është konferenca e parë prej javës së parë që nga nisja e agresionit. Putin u pa edhe në disa konferenca të tjera gjatë këtyre ditëve.
Ai ka mbajtur takime edhe me disa ministra të tij, derisa gjatë së dielës urdhëroi forcat e parandalimit bërthamor të qëndrojnë në gatishmëri të lartë.







