Vladimir Putin i ka dhënë një medalje presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino pas lëvdatave të tij për Rusinë si mikpritëse e Kupës së Botës.
Presidenti rus i ka dhënë Infantino-s medaljen e Miqësisë në Kremlin të enjten dhe e ka falënderuar për punën e bërë.
Infantino është përgjigjur duke deklaruar se edicioni i vitit 2018 i Kupës së Botës ishte më i miri.
Përfaqësuesja ruse mposhti Spanjën duke shkuar deri në çerekfinalen e kompeticionit vitin e kaluar.
“I dashur president Putin, të dashur miq. Është një nder i madh dhe emocion për mua që jam këtu me ju dhe që marr këtë çmim kaq prestigjioz,” ka thënë Infantino.
“Faleminderit, i dashur president, dhe faleminderit të gjithë popullit rus. Duhet të uroni veten tuaj gjithashtu pasi keni zhvilluar Kupën e Botës më të mirë vitin e kaluar.”
https://www.youtube.com/watch?v=jzj2sryucT0







