Putin e mbyll në burgun famëkeq të Rusisë kreun e intelegjencës ruse, e fajëson për dështimin në Ukrainë

Një zyrtar i lartë i intelegjencës ruse është transferuar në një burg të sigurisë së lartë në Moske, derisa presidenti Vladimir Putin po fajëson shërbimet e tij sekrete për dështimin e pushtimit të Ukrainës.

Gjeneral-koloneli, Sergei Beseda, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë, ishte më parë në arrest shtëpiak.

Ai tani është vendosur në paraburgim në burgun famëkeq Lefortovo, duke sugjeruar se do të përballet me akuza të mëdha për dështime të inteligjencës, raporton Daily Mail.

Masa do të shihet si një paralajmërim për ndihmësit e tjerë të lartë të Putinit, të cilët pritet të marrin fajin për numrin e madh të vdekjeve ruse në Ukrainë.

Rasti i Besedës po hetohet nga Departamenti Hetimor Ushtarak i Komitetit Hetimor, ka bërë të ditur eksperti i inteligjencës ruse Andrei Soldatov.

Beseda, përgjegjës për inteligjencën e FSB-së dhe përmbysjen politike në ish-BRSS, kishte qenë në një udhëtim në Ukrainë pak para se të arrestohej.