Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ua ka dërguar një letër grupeve parlamentare (LVV, PDK, LDK dhe AAK) lidhur me pagën e punëtorëve teknikë të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e siguruar nga Ballkani.info thuhet se nga java e ardhshme punëtoret teknikë nuk do të ofrojnë shërbimet me pagë 275 euro.

“Ne punëtorët teknik ne Parlamentin e Kosovës që juve ju krijojmë kushte per pune te përditshme, ose ankonu në punën tone, ose na mbështetni në kërkesën për rritje te pagave tona sepse nga java e ardhshme ne nuk do te ju ofrojmë shërbimet tona me pagat që i marrim nga 275 eu. Nga e marta fillojm me veprimet tona sindikale komfor ligjit mbi grevat, andaj nëse doni reagoni, është edhe në interesin e juaj”, thuhet në letrën dërguar grupeve parlamentare.

Muaj më parë edhe 262 punëtorë teknikë të Universitetit Prishtinës dhe ata të Qendrës së Studentëve kishin hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta.