Edhe pse janë më të rrezikuarit në këtë kohë pandemie, meqë punojnë në vijën e parë të frontit, punëtorët shëndetësorë kanë nisur një fushatë sensibilisuese në rrjetet sociale, lidhur me atë se si nga njerëzit e tjerë konsiderohen “hero”.
Me moton “Së bashku jemi më të fuqishëm”, këta punëtorë kanë zgjedhur që të refuzojnë të gjitha shërbimet që u ofrohen falas nga qytetarë të ndryshëm, në shenjë respekti që ata po luftojnë këtë pandemi më ndryshe se të tjerët.
Punëtorët medicionalë kërkojnë që këto shërbime sado pak të vogla, qofshin zbritje në gjëra ushqimore, ushqime falas, kërkojnë që t’u bëhet fëmijëve, brezit të vjetër, të vetëpunësuarve dhe kujdo tjetër që vuan financiarisht në këtë situatë krize që ka krijuar Covid-19.
Në rrjetet sociale, po bën bujë një shkrim të cilin po e ërdorin të gjithë këta punëtorë të kësaj fushe, me mesazhin për të ndihmuar ata të cilët seriozisht kanë nevojë për ndihmë dhe respekt të tillë.
“Unë punoj në fushën e mjekësisë. Nuk jam hero. Faleminderit për bujarinë tuaj – megjithatë, për të qenë e sinqertë, nuk kam nevojë për pica falas ose filxhan kafe falas. Nuk kam nevojë për zbritje, ose për tu shërbyer e para në dyqan ushqimesh apo farmaci. Unë jam mirënjohëse që nuk do të humbas të gjitha të ardhurat e mia për shkak të këtij virusi dhe vlerësoj shumë gjestin e juaj por njëkohësisht – të lutem, të lutem, të lutem – një filxhan kafe ose pica falas t’ju ofrohet familjeve që janë duke luftuar për të ushqyer fëmijë, brezit të vjetër, të vetëpunësuarit, dhe / ose kujtdo tjetër që vuan financiarisht nga masat COVID-19 të cilët nuk janë të mbuluar nga grantet qeveritare ose kreditë.
Për kolegët e mi në mjekësi, ju lutemi kopjoni dhe ndani këtë porosi. Faleminderit.
#Sëbashkujemimëtëfuqishëm. Unë nuk mund të marr kredi për këtë post, por unë mund dhe do të qëndroj pas këtij mesazhi!”, thuhet në mesazhin e tyre drejtuar të gjithë qytetarëve të cilët bëjnë gjeste të tilla humane.







