Punë edhe jashtë orarit: Rusia do t’i vë bizneset në shërbim të ushtrisë

Ligjvënësit rusë kanë dhënë vulën e parë për aprovimin e dy nismave që do të autorizonte Qeverinë për të obliguar bizneset për të furnizuar ushtrinë me mallra dhe punëtorët e tyre të punonin edhe jashtë orarit për të mbështetur pushtimin rus të Ukrainës, raportoi të martën Reuters, përcjell Periskopi.

Zëvendëskryeministri, Yuri Borisov, tha në parlament se nismat janë detyruar nga nevoja për mbështetje të ushtrisë në një kohë kur ekonomia ruse ishte “nën presion kolosal për shkak të sanksioneve” nga Perëndimi, më shumë se katër muaj që kur filloi operacioni special ushtarak në Ukrianë.

Një nga nismat – e miratuar në lexim të parë nga Duma, dhoma e ulët e parlamentit – tha se shteti mund të vendoste “masa speciale ekonomike” gjatë operacioneve ushtarake, duke kërkuar nga firmat të furnizonte me mallra dhe shërbime ushtrinë sipas kërkesës së Qeverisë ruse.

Një notë shpjeguese tha se ushtria kishte nevojë për materiale të reja dhe riparime të armëve për të vazhduar kampanjën e saj në Ukrainë.