Punë e kryer: Henry trajner i skuadrës së njohur
Ish sulmuesi i Francës dhe Arsenali duket se ka vendosur t’i hyjë përfundimisht zejes së trajnerit.
40 vjeçari që aktualisht është ndihmës-trajner i Robert Martinez te Kombëtarja e Belgjikës, pritet të emërohet trajner i Monacos këtë fundjavë.
Ka qenë e përditshme franceze L’Equipe që ka dhënë lajmin se Henry do të zyrtarizohet në Monako.
Henry është përfolur se do të merrte drejtimin e Aston Villas në Championship, por në fund ka vendosur për Monacon.