Punë e kryer, Fabian Ruis së shpejti lojtar i PSG-së

Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli e ka pranuar ofertën e PSG-së për Fabian Ruiz, i cili pritet që t’i nënshtrohet testeve mjekësore me gjigantët e Ligue 1 nesër

Spanjolli është lojtar i ngrirë nga Napoli pasi që ka refuzuar që ta zgjasë kontratën e tij që skadon në qershorin e 2023-ës. Kështu që, ai nuk është përfshirë në skuadër në tri ndeshjet e para të Serie A këtë sezon dhe ka stërvitur i ndarë nga skuadra.

Tani, sipas Gazzetta, Napoli është pajtuar që ta shesë ish futbollistin e Betisit në PSG.

Gjigantët e Ligue 1 raportohet se do të paguajnë 23 milionë euro, plus bonuse. Fabian do të nënshkruajë marrëveshje pesë vjeçare ku do të fitojë 5 milionë euro pagë në sezon dhe nesër pritet t’i kryejë testet mjekësore në Paris.

Spanjolli ju bashkua Napolit për 30 milionë euro më 2018 dhe kaloi katër vjet në Vesuvius, duke shënuar 22 gola dhe duke pasur 166 paraqitje.

Kalimi i Fabian në PSG hap rrugë për transferin e Leandro Paredes në Juventus, por sipas raportit, Zonja e Vjetër fillimisht duhet ta shesë Arthur apo Adrien Rabiot para se ta huazojë argjentinasin.

Napoli mbetet i interesuar për portierin e PSG-së, Keylor Navas, por ish ylli i Real Madridit ende nuk ka arritur një marrëveshje pasi që duhet ta zvogëlojë pagën prej 9 milionë euro në vit nëse dëshiron të kalojë në Napoli.