Pulmologët e QKUK-së grumbullohen në restorant në kundërshtim me masat, në mesin e tyre edhe drejtori i klinikës

Një grup i pulmologëve në krye me drejtorin e Klinikës Musa Hoxha, kanë ngrënë iftar në një restorant në kundërshtim me masat e Qeverisë.

Masat e reja të Qeverisë të cilat u vendosën nga 18 prilli, ua ndalojnë restoranteve që të lejojnë hyrjen e më shumë se 4 personave në 10 metra katror, ose uljen e më shumë se 4 personave në një tavolinë.

Por këtë masë nuk e ka përfillur një restorant, e madje as vet mysafirët të cilët shkuan aty të hanë iftarin. Por mysafirët në këtë rast ishin doktorë pulmologë.

Një grup prej 12 pulmologëve të QKUK-së, në krye me drejtorin e klinikës Musa Hoxha, janë grumbulluar në një tavolinë të përbashkët në kundërshtim me masat dhe udhëzuesin për funksionimin e gastronomisë pas 18 prillit.

Kjo nuk është hera e parë që mjekët shihen duke shkelë masat e Qeverisë. Gazeta shneta disa ditë më parë kishte raportuar edhe për disa mjekë të QKUK-së të cilët pinin kafe në restorant në kohën kur ishte e ndaluar.