Pulisic shpërthen në lot pasi zëvendësohet në fillim të pjesës së dytë

Christian Pulisic e ka pasur një fillim të vështirë në karrierën e tij me Chelsean dhe të martën në mbrëmje situata e tij u përkeqësua me ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe futbollisti s’arriti t’i fshehë emocionet e tij.

Sulmuesi amerikan nënshkroi marrëveshje në janar për t’u transferuar në Chelsea nga Borussia Dortmundi, mirëpo qëndroi me gjermanët deri në fund të sezonit. Ai iu bashkua Chelseat këtë verë e që nga atëherë ka luajtur vetëm 287 minuta në Premierligë, duke qenë titullarë vetëm tre herë.

Të martën, ai ishte duke luajtur për ekipin kombëtar të SHBA-së, në ndeshjen e Ligës së Kombeve të CONCACAF-it kundër Kanadasë. Pulisic nuk arriti ta ketë ndikimin e dëshiruar dhe u zëvendësuar para se të shënojë një orë lojë.

Pulisic ishte i pikëlluar që nuk arriti ta dëshmojë veten dhe kjo gjë u shfaq kur ai ishte i ulur në stolin e SHBA-së.

https://twitter.com/purely_pulisic/status/1184283223662219264

Zëvendësimi nuk i kreu punë SHBA-së, pasi që i riu i Bayern Munichut, Alphonso Davies, i kaloi në epërsi vendasit dhe vetëm tre minuta më vonë sulmuesi Lucas Cavallini e dyfishoi rezultatin e ndeshjes.

Fitorja 2-0 e vendos Kanadanë në kreun e Grupit A të Ligës A në këtë garë, që është e ngjashme me Ligën e Kombeve të UEFA-s. Përderisa Kanadasë i ka mbetur vetëm edhe ndeshja kthyese me SHBA-në në kuadër të këtij grupi, SHBA-ja e ka edhe ndeshjen kundër Kubës.

loading…