Policia e Wiltshire konfirmoi se ka bërë dy arrestime për fotografitë e sulmuesit të ndjerë argjentinas, Emiliano Sala.

Bota e futbollit u zhyt në zi në janar, kur avioni i ish lojtarit të sapoblerë nga Cardiff City u zhduk përgjatë kanalit anglez, ndërsa po fluturonte për ta dërguar Salan te Cardiff City.

Trupi i sulmuesit u zbulua më vonë në rrënojat e avionit nga hetuesit, ndërkohë që përpjekjet për të gjetur pilotin David Ibbotson u pezulluan më vonë.

Menjëherë pas ekzaminimeve të 28-vjeçarit, fotografitë e eksperizës mjeko-ligjore filluan të qarkullojnë në mediat sociale, duke shkaktuar një revoltë të madhe. Hetuesit kanë treguar detajet e operacionit, që ka çuar një grua dhe një burrë në pranga, për akuza të ndryshme penale.

“Si pjesë e hetimeve nga policia, është marrë një urdhër ndalimi për një adresë në Wiltshire. Më 18 shkurt, ky urdhër u ekzekutua nga oficerët e Njësisë së Hetimeve dhe Inteligjencës Digjitale në kuadër të policisë së Wiltshire, – konfirmohet përmes një deklarate. – Një grua 48-vjeçare nga Corsham u arrestua në vendin e ngjarjes, me dyshimin për akses të paautorizuar në materialin kompjuterik (një vepër penale e informacionit kompjuterik). Aktualisht, ajo është liruar me kusht. Edhe një 62-vjeçar nga Kalne u arrestua me dyshimin për akses të paautorizuar në materialin kompjuterik dhe aktualisht është nën hetim.

Familja e Emiliano Sala, gjithashtu, është mbajtur e informuar gjatë këtij hetimi. Nuk ka prova që të sugjerojnë se fotografitë janë bërë prej këtyre personave në morg, as nga personeli i morgut, por qëllimi është keqdashës. Ne po punojmë për të zbuluar se si janë marrë imazhet e trupit të ndjerë të ish futbollistit”.