Publikoi video duke u hedhur nga një shkëmb, ndjekësit tronditen kur e reja zhduket nga pamja

Një përdoruese në TikTok tronditi ndjekësit kur ndau një video “ duke u hedhur nga një shkëmb” – por jo gjithçka ishte ashtu siç dukej.

Sipas medieve të huaja, Monica Sanluis nga Hawaii e shpërndau videon në TikTok, me një mbishkrim brenda.

“Kur miqtë duan të bisedojnë në lidhje me atë se çfarë ndodhi mbrëmë në bar”, pohon shkrimi në video.

Siç shihet në videon e mëposhtme, blogerja ecë drejt platformës jeshile, dhe krejt papritur kërcen dhe zhduket nga pamja.

Personi që bëri pamjet, kthen kamerën përreth dhe Monica nuk shihet askund.

Ndjekësit mbetën të hutuar dhe kishin frikë se ku mund të kishte përfunduar ajo.

Por më vonë, blogerja publikoi një tjetër video duke treguar se çfarë kishte ndodhur në realitet. Ajo regjistroi përsëri të njëjtën skenë, mirëpo kësaj radhe duke treguar se kishte zbritur në një platformë më poshtë, që nuk shihet në videon e parë. 

@monicasanluiss

Reply to @zoeanastasia1 CLIFF REVEAL!! Sorry this took so long guys 🥶 #hawaii #SmartfoodClub #summer

♬ Just for me – PinkPantheress