Publikohet video nga mbetjet e aeroplanit të Emiliano Salas

Dy javë pasi u zhduk mbi Kanalin Anglez duke e bartur Emiliano Salan nga Nantes drejt Cardiffit, është gjetur aeroplani i vogël Piper Malibu 63 metra nën ujë.

Po ashtu, është gjetur një trup dhe janë publikuar pamjet e para të mbetjeve të aeroplanit.

Është gjetur një trup në mbetjet nënujore të aeroplanit që po e barte futbollistin Emiliano Sala dhe piltin David Ibbotson, raporton BBC.

Aeroplani Piper Malibu u gjet në fund të detit në Guernsey pas kërkimit privat që nisi të dielën, gati dy javë pas zhdukjes së tij.

Trupi i gjetur nuk është identifikuar, por ai mund të jetë i pilotit ose Salas.

Sala dhe piloti Ibbotson u nisen nga Nantes në Francë drejt Cardiffit më 21 janar, pasi ylli argjentinas kishte nënshkruar kontratë me klubin e Premierligës, por u zhduken mbi Kanalin Anglez.

Kërkimet zyrtare për ta u ndërpriten vetëm katër ditë pas zhdukjes së aeroplanit, por familjarët e Sala, tifozët dhe disa futbollistë profesionistë mblodhën të holla për ta nisur një kërkim privat.

https://twitter.com/BBCWalesNews/status/1092408946374123521?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1092408946374123521&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fpublikohen-pamjet-e-para-te-aeroplanit-te-gjetur-te-salas-dy-jave-pasi-u-zhduk-623142%2F