Këto janë pamjet e para të Trump që kur kundërshtari i tij deklaroi fitoren.
Republikani nuk po e pranon akoma humbjen, derisa flet për manipulime me vota.
“Komisionarët nuk u lejuan të futeshin në dhomat e votimit. Unë i fitova zgjedhjet, me 71 milionë vota legale. Gjëra të këqija ndodhën në kohën kur komisionarët tanë nuk u lejuan të futeshin në dhomat e numërimit të votave. Miliona vota me postë iu dorëzuan njerëzve të cilët nuk i kërkuan ato asnjëherë”, deklaroi Trump, duke konsistuar në manipulim me vota.
Biden është presidenti i zgjedhur i 46’të pasi arriti të fitonte 270 votat e nevojshme elektorale. Numërimi i votave po vazhdon ende.







