Publikohet pamja e Contes duke i finalizuar procedurat e largimit nga Chelsea

Antonio Conte ka mbërritur në Londër për të finalizuar marrëveshjen e lirimit nga Chelsea në mënyrë që të marrë postin e trajnerit tek Real Madridi.

Sipas ‘Tuttosport’, ish trajneri i Juventusit dhe Italisë sonte pritet të takohet me drejtuesit e Real Madridit rreth orës 18:00.

Julen Lopetegui pritet që të shkarkohet sot, prandaj në krye të skuadrës ka arritur trajneri i Real Madrid B, Santiago Solari.

Solari do të jetë në drejtim të skuadrës, derisa Conte t’i mbyll të gjitha procedurat e transferimit, e që kjo mund të zgjatë deri ditën e mërkurë.

Shikoni Conten në aeroport duke i buzëqeshur kameras që po e filmon.