pagat publike

Publikohet lista me 100 pozitat më të paguara në Kosovë. Prin drejtori i AKP-së

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, në Puls të KTV-së ka bërë publike listën me 100 pagat më të larta në institucionet shtetërore.

Sipas kësaj liste, i pari më i paguar në Kosovë aktualisht është pozita e Drejtorit menaxhues të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, me rreth 4820 euro. Menjëherë pas kësaj pozite, pagë merr zëvendësi në këtë pozitë, me 4190 euro.

Në vendin e tretë si më të paguar janë ambasadorët, me 3866 euro.

Në vendin e katërt është kreu i Gjykatës Kushtetuese, që merr 3835 euro.

Agjencia e Privatizimit të Kosovës përfshihet në listë edhe me pozita tjera drejtorësh.

Listën e plotë mund shikoni më poshtë: