Publikohet lista e Zvicrës për Euro 2020, ftohet edhe Andi Zeqiri

Kombëtarja e Zvicrës ka ftuar edhe Andi Zeqirin në listën prej 29 lojtarë për kampionatin europian, Euro 2020

Zvicra në përbërjen e parë ka më së paku kosovarë prej që ata filluan të thërrasin edhe kosovarët, derisa përpos Zeqirit në 11 të parë të Zvicrës është edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Më parë, Zvicra kishte në formacionin e tyre bazë më shumë se katër lojtarë por që forma e dobët e disa prej tyre ka bërë që kombëtarja zvicerane ta raduktojë këtë numër në katër.

Ai ka mundur që të jetë edhe më i vogël, por ftesa për Andi Zeqirin ka qenë një befasi edhe për vetë mediat në Zvicër, pasi që sulmuesi nuk është se ka treguar formë të mirë me Brighton & Hove Albion në sezonin e parë në Premier Ligë.

Kujtojmë se Zeqiri kishte pozuar me fanellë të Kosovës dhe i kishte premtuar Kombëtares kosovare se do të luante për ta, por si duket ai shpejt ndërrojë qëndrim dhe tani do të luajë për helvetikët, të cilët ndeshjen e parë do ta luajnë kundër Wales më 12 qershor.