Halil Thaçi

Publikohet biseda, deputeti i VV-së i përfshinë dy zyrtarë të lartë të KEK-ut në arrestimin e Nagip Krasniqit

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, raportohet se ka komunikuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke përmendur dy persona, Luigj Imerin dhe Skënder Bucollin, si persona të përfshirë në rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit.

Biseda mes tyre është publikuar nga Gazeta Nacionale, ku thuhet se ka qenë bisedë më e vjetër.

“E vërtet, aman mos i qitni ata qe e qun Nagipin në burg si Luigji e Skender Bucolli, se kam friken veq kan me ja rëndu ma shumë”, thuhet në këtë mesazh.

Po ashtu, thuhet se deputeti i VV-së ka komunikuar me aplikues të konkursit të fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), lidhur me ndërhyrjen në procesin e punësimit.

Në këto biseda, deputetit Thaçi i thonë “veç ti n’mujsh me ba diçka”.

Po ashtu, në bisedat e siguruara, Thaçi i drejtohet edhe ministres Artane Rizvanolli dhe anëtarit të bordit të KEK-ut, Arton Ahmetit, duke shprehur ankesat e tij në lidhje me këto çështje.