Ylli francez

Publikohet biseda, Benzema e dinte se do të shkëlqejë

Mesazhet e shkëmbyera në rrjetin social “Whatsapp” ndërmjet Karim Benzemas dhe reperit francez Niska janë bërë publike, dhe aty shihet se si sulmuesi i Real Madridit e dinte se do të ishte nata e tij, në duelin kundër PSG-së në “Champions”.

Francezi Benzema realizoi “hat-trick” në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales kundër PSG-së në “Bernabeu”. Me tri golat e Benzemas, Real Madridi siguroi çerekfinalen në Ligën e Kampionëve.

Ai kishte thënë se do të ishte shfaqja e tij dhe se do të shkëlqente në këtë ballafaqim.

Benzema realizoi tregolësh dhe e kualifikoi tutje Real Madridin me rezultatin e përgjithshëm, 3:2.