Një person ka vdekur nga koronavirusi dhe 66 raste të reja janë konfirmuar në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se janë konfirmuar 66 persona të rinj të prekur me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ndërkohë, ka ndërruar jetë edhe një pacient 67 vjeç nga Shkodra, i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Deri tani kanë humbur jetën 39 persona.







