COVID-19

Publikohet bilanci i fundit i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Të gjitha rastet e reja janë në qytetin e Durrësit.

Njoftimi i i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës.

Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.

Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar.

COVID-19 – Statistika (17 Maj 2020)

Testime totale                         12554

Raste pozitive                            946

Raste të shëruara                     715

Raste Aktive                              200

Humbje jete, 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)