Boks

Publikohen rregullat për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Janë publikuar rregullat për përplasjen e Jake Paul me Mike Tyson në Arlington Texas më 20 korrik.

Paul dhe Tyson kanë njoftuar se do të luftojnë në Dallas në duelin që transmetohet drejtpërdrejt në Netflix në atë që po quhet ‘lufta më e madhe e shekullit të 21-të’.

Kjo shënon një rikthim të bujshëm në ring për Tyson, i cili do të jetë 58 vjeç kur të luftojë me 27-vjeçarin YouTuber të kthyer në boksier me nofkën “Fëmija Problem”.

Lufta midis Paul dhe Tyson po mbahet në stadiumin AT&T me 80,000 vende në Teksas, i cili është shtëpia e ekipit të NFL Dallas Cowboys.

Disa detaje rreth luftës – të cilën të dy boksierët duan të sanksionohet si një meç profesionist – mbeten të paqarta, por rregullat janë publikuar.

Paul dhe Tyson do të veshin doreza boksi 16 ons në vend të dorezave tradicionale 10 ons që përdoren në luftimet profesionale.

Raundet dy-minutëshe do të jenë në vend të raundeve të zakonshme treminutëshe dhe nuk do të ketë gjyqtarë zyrtarë në ring për të drejtuar ndeshjen.

E vetmja mënyrë se si Paul ose Iron Mike mund ta fitonin luftën do të ishte nëse do të kishte një nokaut atë natë.

Shumica e rregullave – përveç peshës së dorezës – janë të njëjta si kur Tyson u përball me Roy Jones Jr në një ndeshje ekspozite në nëntor 2020.