Publikohen pamje të tmerrshme të spitaleve në Rusi ku po trajtohen pacientët me COVID-19

Në mediat e huaja janë publikuar pamje shqetësuese nga situata me COVID-19 nëpër spitalet e Rusisë. Atje pacientët po luftojnë për jetë, kurse morgjet janë mbushur me kufoma.

“Kështu duken netët tona, tmerruese”, thotë një zë mashkulli që rrëfen pamjet, dhënë në CNN nga një sindikatë e shquar e mjekëve rusë të lidhur me opozitën, “Aleanca e Mjekëve”, e cila thotë se kjo video u regjistrua në mes të tetorit nga një anëtar i stafit të spitalit në Ulyanovsk.

Në shkrimin me pamje të publikuar nga CNN thuhet se kjo video e tmerrshme është vetëm njëra nga disa që i posedojnë e që zbulojnë kushtet e tmerrshme brenda këtyre spitaleve.

Disa pamje tregojnë morgje me trupa, të zhveshur, të grumbulluar njëra mbi tjetrën në dysheme të zymta.https://central-beta.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Rusia thotë që nga 16 nëntori më shumë se 33,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Por ky numër diskutohet nga kritikët që thonë se Kremlini po raporton nën numrat real.

“Unë mendoj se shifra e vërtetë është rreth 130,000 njerëz,” tha Alexey Raksha, një ish statisticien i qeverisë i cili ka bërë vlerësimet e tij bazuar në të dhënat zyrtare mbi vdekjet e tepërta, numrin e viktimave mbi ato që pritet normalisht, për të vlerësuar taksën e pandemisë