Publikohen pamje të reja nga dhuna në Kongres, momenti kur turma sulmon policin

Publikohen pamje të tjera nga dhuna e ushtruar gjatë protestës në Kongresin amerikan.

Në këtë video shihet momenti kur turma sulmon Capitol Hill dhe dhunon forcat e rendit.

Një oficer policie u tërhoq zvarrë në hyrje të godinës dhe më pas turma hyri brenda.

Oficeri i policisë, i identifikuar si Michael Fanone, u dhunua barbarisht, ndërsa turma dëgjohet teksa thotë: “Le ta vrasim me armët e tij“.

https://www.youtube.com/watch?v=wbiuUHRDoXY&feature=emb_title