Vrasja e 27-vjeçarit që ndodhi para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në “Kolovicë”, ka lënë të shokuar tërë kryeqytetin.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasja ka ndodhur derisa viktima po qarkullonte me veturën e tij në rrugën “Haxhi Zeka”.
“I njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vendngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A. J., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thotë njoftimi.
Janë publikuar edhe fotografitë e familjarëve të viktimës, të cilët në këtë lagje ku ka ndodhur vrasja, shihen në vaj.








