Publikohen foto të futbollistit të masakruar në shtrat me gruan e vrasësit të tij

Vrasja e futbollistit brazilian Daniel Correa e ka tronditur vendin e Amerikës Jugore dhe tani disa ditë pas masakrimit të tij janë publikuar disa fotografi ku ai shihet në shtrat me bashkëshorten e njeriut që dyshohet se e kreu krimin.

Biznesmeni Edson Brittes Jr është arrestuar nën dyshimin se e ka vrarë Correan, i cili u gjet në një shkurre me kokë të hequr dhe organe gjenitale të masakruara

Tani janë publikuar fotografi që e shfaqin lojtarin në shtrat me bashkëshorten e të akuzuarit.

Ai ia kishte dërguar ato fotografi një mikut të vet në një bisedë në WahtsApp, gjatë të cilës ai pohon se do të flinte në shtëpi pasi ishte ftuar në ahengun e ditëlindjes së vajzës së biznesmenit.

“Mund të fle këtu”, shkroi ai.

“Disa gra po flenë në shtëpinë e tij. Do ta zë nënën e vashës së ditëlindjes. Edhe babai i saj është këtu”.

Miku i tij iu përgjigj duke e paralajmëruar, “Babai”, që besohet se e sugjeronte se Edson Brittes Jr do të mundë ta sulmojë atë.