Lajmi i publikuar nga Demokracia.com i ka lënë “të shtangur” ministrat e Qeverisë Kurti të cilën në seancën ku po diskutohet për masat anti-Covid, janë parë duke e lexuar artikullin për dorëheqjen e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të pagës.

Ka qenë zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi i cili i ka treguar diçka ministres së Drejtësisë në telefon, e që duket të jetë artikulli i publikuar nga Demokracia.com.

Haxhiu e merr telefonin dhe mbetet e ‘shtangur’ në këmbë duke e lexuar.

Audio-incizimi përfshinë periudhën e vitit 2018 kur ndodhi përçarja më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që tani është në pushtet.

Në këto audio-incizime dorëheqjen nga LVV-ja e pranon edhe vetë Albulena Haxhiu në këtë audio-incizim dhe konfirmon se ky veprim i saj ndërlidhej me pakënaqësitë rreth pagës që merrte në parti.

“Dorëheqja ime në shtator nuk ka qenë publike, i kam treguar vetëm kryesisë, as arsyetimin nuk e kam shkruar aty, sepse nuk kam dashur që diçka të dalë jashtë. Nuk kam dashur që çështjet e brendshme të dalin jashtë, ajo ka ardhur pas një vendimi në kryesi për çështjen e pagave”, dëgjohet duke thënë Albulena Haxhiu, e cila atë kohë ishte deputete.