Imri Zabeli e Visar Sadiku, dy specialistët e psikologjisë klinke kërkojnë anulimin e konkursit të Shërbimit Spitalor Klink Universitar për dy psikologë klinikë. Sipas tyre konkursi i shpallur më 15 shtator të këtij viti është konkurs i fushatës, i cili ka për qëllim punësimin e militantëve partiakë.
Ata gjithashtu e konisderojnë të kundërligjshme uljen e koeficientiti nga 8.4 në 7.3 në konkursit, në të cilin nuk kërkohet kualifikimi specialist.
“Kanë vendosur të bëjnë veprime të kundërligjshme, me qëllim të punësimit të militantëve, dhe kanë hap një konkurs ku nuk kerkojnë fare kualifikimin specialist. Konkursi duhet anulohet sepse si i tillë nuk respekton standardet profesionale të QKUK-së si shërbim terciar specialistik. Të gjitha konkurset paraprake për specialistë të pskiologjisë klinike kanë dalë sipas ligjit me koeficient 8.4, në këtë konkurs në mënyrë të kundërligjshme koeficienti është caktu 7.2”, tha Zabeli për Ballkani.info.
E uljen e koeficientit QKUK-ja e arsyeton me mungesën e buxhetit, por thotë se në konkurs kanë pasur të drejtë aplikimi edhe specialistët e psikologjisë klinke dhe premtojnë se koeficienti do të ngritet në 8.4 kur të fillojë zbatimi i Ligjit për paga.
“QKUK ju njofton se kriteret e konkursit për psikologë klinikë janë kërkuar sipas nevojave të shërbimeve përkatëse, pa anashkaluar bazën ligjore, por në pajtim me nevojat e shërbimit. Në bazë të kresave për plotësim të konkursit, konkursi është plotësuar dhe kanë pasur të drejtë të konkurrojnë edhe specialistët e psikologjisë klinike. Koeficienti nuk është ndryshuar për shkak të implikimeve buxhetore, duke pasur parasysh edhe Ligjin e Pagave që fillon të zbatohet në muajin dhjetor të këtij viti. Ky koeficient do të nivelizohet pasi të filloj zbatimi i këtij Ligji”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Ballkani.info.
Me kërkesë për anulimin e këtij konkursi specialistët e Psikologjisë Klinke kanë vendosur të protestojnë çdo ditë në oborrin e QKUK-së.
“Ne kemi apliku, meqë ato ditë pritnim përgjigje nga drejtori dhe bordi i SHSKUK-së dhe shpresonim që do të përmirësojnë konkursin. Ata nuk e bënë këtë gjë dhe ne nuk pranuam t’i nënshtrohemi procesit të mëtejmë, provimit me shkrim”, tregoi Zabeli.
Kërkesa e tyre tjetër është punësimi, siç thonë ata pa keqtrajtimin që ju është bërë deri tani.
“Ne kemi përfunduar specializimin në psikologji klinike në janar 2017, të ofruar nga MSH (Ministria e Shëndetësisë). Qe nga ajo kohë kemi bërë mjaft shkresa e kërkesa për punësim, jemi taku me drejtorin e SHSKUK-s, dhe i njëjti na ka premtuar që do punësoheni së shpejti. Poashtu administrata ka kërku evidentim të specialistëve të pa punë edhe atje jemi paraqitur. Gjatë gjithë këtyre viteve të përpjekjeve tona duke kerkuar të drejtën tonë për punësim, jemi neglizhuar, duke u bërë punësime aty këtu të specialsitëve të psikolgjisë klinike, sa për të thënë që po i punësojmë”, tha Imri Zabeli.
Psikologu Specialist, Imri Zabeli pati reaguar për këtë konkurs më 26 shtator përmes një postimi në facebook. Përveç uljes së koeficientit ai pati përmendur edhe dyshime rreth përfshirjes së kandidatëve për deputetë nga radhët e “partive të forta” në këtë konkurs.

Ballkani.info nga burimet e tij mëson se në këtë konkurs ka konkuruar edhe vajza e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Valmira Buzhala vajza e Pashk Buzhalës. E cila sipas burimeve të Ballkani.info nuk e ka të përfunduar specializmin.
Ballkani.info ka dërguar pyetje në e-mail të QKUK-së për të kuptuar se në cilën fazë është procesi i rekrutimit të psikologëve, por nuk ka marrë përgjigje. /Donjeta Murselaj- Ballkani.info/







