PSG synon t’i bashkojë Messin me Ronaldon në një ekip

Edhe një herë PSG dëshiron të tërheqë vëmendjen e merkatos evropiane dhe gati një muaj pas thashethemeve për ardhjen e mundshme të Cristiano Ronaldos në skuadrën franceze, ata kanë vënë sërish syrin te veterani.

Paris Saint-Germain, i fiksuar pas fitimit të Ligës së Kampionëve, shpreson prej muajsh të bashkojë dy nga lojtarët më të mirë në botë dhe në historinë e futbollit: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ronaldo ka folur tashmë në disa raste për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi anglez me synimin për t’iu bashkuar një ekipi me një vend në Champions League të sezonit të ardhshëm, siç është PSG .

Gazetari portugez Pedro Almeida tha se këshilltari i ri sportiv i PSG -së, Luis Campos, me sa duket ka qenë tashmë në kontakt me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, për të diskutuar mundësinë e sjelljes së reprezentuesit legjendar të Portugalisë.