PSG shpallet edhe zyrtarisht kampion i Francës

Ka mbaruar pak më parë Këshilli Administrativ i Ligue 1.

PSG është kurorëzuar zyrtarisht kampion i sezonit 2019-2020 në Francë. Lorient ka fituar zyrtarisht Ligue 2 dhe do të ngjitet lart sezonin tjetër.

Rennes do të luajë për të parën herë në Champions League, ndërsa Lille do të mbetet jashtë këtij turneu, por në Europa League.

Ndërkohë, edhe Lyon e gjen veten jashtë Champions dhe Europa League, një dështim kolosal. Bien zyrtarisht Touluse dhe Amiens.