Neymar vazhdon të kërkohet nga ish skuadra e tij, Barcelona.

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se marrëveshja e mundshme për rikthimin e brazilianit në Camp Nou varet nga Ousmane Dembele.

Reprezentuesi francez kërkohet nga PSG të inkuadrohet në ofertën e Barcelonës për blerjen e Neymarit.

Andaj, Barcelona duket se është bindur për mënyrën e vetme të blerjes së Neymarit dhe në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës do të mundohet ta bind Dembelen ta pranojë transferimin në Paris.

loading…