PSG po tenton ta bind Mbappen me kontratë të çmendur

36 milione euro neto në sezon, kjo është oferta e PSG-së për Mbappen.

Paris Saint Germain arriti që të bëjë goditjen më të madhe të shekullit, duke e rrëmbyer me zero euro lojtarin më të mirë tani për tani në botë, Lionel Messin.

Detyra e PSG-së e radhës është që të mbajë Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez dëshiron të transferohet në Real Madrid, por PSG po bën të pamundurën për ta mbajtur.

Sipas “LeSport”, Al Khelaifi i ka ofruar një mega kontratë Mbappes vetëm për të qëndruar në Parc des Princes.

Oferta e re e Parisit është 36 milionë euro neto në sezon, pagë marramendëse.

Sido që të jetë, Mbappe tani për tani insiston që të mos rinovojë kontratën që i skadon më 2022 dhe për të mos ta humbur me zero cent vitin e ardhshëm, PSG mund të vendosë që ta shesë në Madrid.