PSG është gati të ndërhyjë fuqishëm në merkato për revolucionin e radhës në epokën e Al-Khelaifit. Sheiki arab, pronar i klubit parisien, është gati të hapë thesin, për tre kampionë në largim nga Real Madridi.
Plani është për të shpenzuar 210 milionë euro për të transferuar në kryeqytetin francez Gareth Bale, Iscon dhe Toni Kross.
Sulmuesi uellsian, i cili vlerësohet 70 milionë euro, i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Zinedine Zidane, që e ka “përjashtuar” nga organika, duke mos e grumbulluar në ndeshjet e fundit të La Liga-s, ndërsa mesfushorët, që vlerësohen 60 milionë i pari (Isco) dhe 80 milionë i dyti (Kross), nuk ka përfituar nga mundësitë që u ka ofruar trajneri francez.
Shitja e tyre mbetet një proces i pakthyeshëm, kështu që PSG kërkon të përfitojë, pasi edhe Cavani e Draxler do të largohen nga “Parc des Princes”.
Drejtuesit e kampionëve të Francës dëshirojnë të grumbullojnë para nga shitja e disa yjeve, për të bërë një investim të ri të madh, në funksion të objektivit Champions, trofe të cilit PSG ende nuk po i afrohet.







