Mesfushori i Napolit

PSG nuk ndalet, ofron 80 milionë për Allan

Paris Saint-Germaini ka gati ofertën e dytë për mesfushorin brazilian të Napolit, Allan.

Klubi parisien ka gati 80 milionë euro për Allan, pasi oferta e parë prej 50 milionë eurove u refuzua nga klubi italian.

PSG pritet të jetë pa Adrien Rabiotin, i cili është në fund të kontratës së tij, dhe gjatë verës pritet të largohet si lojtar i lirë, kështu që skuadra është duke kërkuar për një zëvendësim të denjë.

Napoli nuk dëshiron që ta largojë Allanin, mirëpo mund ta konsiderojë këtë ofertë të majme për të.